Sot me fillim nga ora 13:30, Kf.Gjilani do të jetë nikoqir i Llapit në Gjilan. Super përballja e xhiros së 21-të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe të dyja klubet nuk kanë cfarë të humbin.
Llapit i është kthyer ‘oreksi’ për titullin kampion pas fitores ndaj Prishtinës, ndërsa Gjilani duhet të fitojë për të siguruar një vend të qëndrueshëm në mesin e tabelës.
Përderisa, Gjilani nuk ka se cfarë të humbas sepse edhe një humbje mund ta dërgonte drejt fundit të tabelës, ndërsa Llapin do tambante në garë për titull.
Të dyja klubet kanë përgatitur forcat dhe do të përballen për sfidë kokë më kokë për pikët e synuara.
E një ndeshje të fortë, por me objektiv fitoren e ka paralajmëruar edhe kryetrajneri i Llapit, Xhengis Rexhepi. Ai thotë se kundërstari mund të jetë i papërshtatshëm dhe tereni vendas e favorizon, por lojtarët e tij udhëtojnë për fitore.
“Gjilani është një skuadër cilësore dhe i duhet fitorja patjetër. Ne do të udhëtojmë në Gjilan për të fituar. Do e shohim se çfarë do të sjell ndeshja, por për ta ndjekur kreun e tabelës duhet ta fitojmë këtë ndeshjes. Që fitorja me Prishtinën të ketë vlera ne duhet të rikthehemi me tre pikësh nga ky udhëtim. Llapi futet në çdo ndeshje për të fituar dhe njejtë do të jetë edhe ndaj Gjilanit”, deklaroi Xhengis Rexhepi.