Kandidati i LVV për Kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi është figura më emblematike e Gjilanit. Lëvizja e madhe VV, po i afron Gjilanit 38 asambleistë të ditur, të shkolluar, vizionar, të pakorruptuar, të pa shantazhuar dhe idealistë që e duan me shpirt, e me mendje zhvillimin dhe përparimin e komunës së tyre!
Nga: Ismet Rashiti
Më 11 qershor të këtij viti qytetarët e Gjilanit, për herë të parë dolën të parët në Gjilan dhe vulosën fitoren e ndryshimit të madh të Kosovës. Ndërkaq, më 22 tetor gjilanasit me votën e tyre të lirë dhe demokratike do ta qojnë në pension politik Lutën dhe ushtarët e tij pa Komandat. Data 22 tetor do të jet fitorja e dytë e madhe për Gjilanin tone të dashur, do të jetë suksesi i dytë, i ndryshimit më të rëndësishëm të vitit historik të LVV!
Sot, LVV po ndihet krenare, që po i afron Gjilanit, Kandidatin me të mirë, kandidatin e ndryshimit dhe kandidatin e besimit të plotë për një qeverisje ndryshe, ashtu siç e meritojnë gjilanasit, trima, punëtorë, e bujarë! Lëvizja e madhe VV, po i afron Gjilanit 38 asambleistë të ditur, të shkolluar, vizionar, të pa korruptuar, të pa shantazhuar dhe idealistë që e duan me shpirt, e me mendje zhvillimin dhe përparimin e komunës së tyre!
Magjistri i shkencave politike në Universitetin më të njohur të Cyrihut, Sami Kurteshi, është figura më emblematike e Gjilanit. Është njeriu i dijes, i besimit, i forcës, i ndryshimit pozitiv. Kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi është njeriu më unifikues i qëndrimeve dhe pikëpamjeve politike, që din ti respektoj të tjerët, aq sa duhet dhe aq sa e kanë vendin. Kryetari ardhshëm, Sami kurteshi është njeriu që din t’a respektoj ligjin, të drejtën dhe hallet e qytetarëve. Është njeriu që ece me këmbë për toke, duke respektuar me përpikëri ligjin, vetëm ligjin dhe asgjë mbi ligjin!
Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, me kohë ka dëshmuar përkushtimin e tij për çlirim kombëtar, për liri e pavarësi. Tani e tutje, Kryetari Sami Kurteshi, me dijen, me mendjen e zemrën e tij të madhe, do ta dëshmoj përkushtimin për një Gjilan të zhvilluar, për një Gjilan të pa korruptuar, për një Gjilan të urbanizuar, për një Gjilan të qytetarëve gjilanas.
I vetëdijshëm se liria nuk fitohet pa sakrifica, qysh në vitin e largët 1983, e ka lenë Zvicrën, ku ishte strehuar përkohësisht, për t’ju kthyer sërish, Kosovës dhe Gjilanit të tij të dashur, i ngarkuar me literature dhe mjete tjera te nevojshme për çlirimin e vendit! Në rrugë e sipër, në afërsi të Beogradit, arrestohet dhe pastaj dënohet me 9 vite të rënda burg. Edhe në burg, shembull i qëndresës, përballë torturave, i pathyeshëm në mbrojtje të kërkesës gjithëpopullore, Kosova Republikë dhe për një të ardhme me perspektivë evropiane të Gjilanit dhe të mbarë Kosovës.
Kryetari i ardhshëm i Gjilanit nga LVV, Sami Kurteshi, është njeriu më i duhur, në kohën e domosdoshme për ndryshim dhe në vendin e merituar në këto rrethana të vështira politike dhe ekonomike, ku e ka katandisur Gjilanin politika e vjetër demagogjike e Lutës që po ikë me faqe të zezë.
Më, më 22 tetor 2017, po shkon për të mos u kthyer kurrë, politika e mashtrimit të madh, politika, e korrupsionit galopant, politika e interesit klanor, politika e nepotizmit, politika e tenderomanisë, politika e rrenave dhe hipokrizisë.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje