Ditë më parë SC Gjilani kishte bërë të ditur se, ndër tjerë, kishte arritur marrëveshje edhe me sulmuesin brazilian Lucas Marcos Meireles.
Por, duket se braziliani ishte veshur kuq e bardhë vetëm për pak ditë sepse klubi ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me të.
Në njoftim të klubit thuhet se: “Klubi i Gjilanit njofton se me mirëkuptim të dyanshëm ka shkëputur marrëveshjen me lojtarin e ardhur brazilian, Lucas Marcos Meireles.
-SC Gjilani e falënderon futbollistin për gatishmërinë dhe i uron suksese në të ardhmen”.
Ndryshe, braziliani Meireles, sezonin e fundit kishte luajtur për ekipin Renova nga Maqedonia.