Skuadra e futbollit Gjilani ka mundur sot skuadrën e Prishtinës, ndeshje kjo e javës së tetë e Superligës së Kosovës në futboll, duke iu kthyer kështu fitores, pas dy ndeshjeve të fundit pa fitore, për më tepër, pa realizuar as gol. (Java 6: Drita – Gjilani 0-0 dhe Java 7: Gjilani – Trepça ’89 0-0)
Gjilani, që ishte skuadre mysafire, në ballafaqim me Prishtinën, ndeshje e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, u tregua më e suksesshme dhe me rezultat 2 me 0, përmbylli takimin për t’i marr tri pikë të plota, për ta ngritur kështu në 13, kuotën e pikëve të grumbulluara nga tetë javët e deritanishme.
Golat për skuadrën kuq e bardh i shënuan Fiton Hajdari (minuta 14’) edhe atë nga pika e bardhë dhe Gerhard Progni (minuta 90+4).
Vlen të theksohet se portieri i skuadrës gjilanase Enea Koliçi ka mbrojtur një penallti.
Gjilani tani me këtë fitore ka 13 pikë dhe ndodhet në pozitën e 3-të të tabelës së klasifikimit. Në mesjavë (28 tetor) skuadra kuq e bardh, në terren të vet, ndeshet me Besën. /2LONLINE.com/