DYLON

Në Gjilan mbahet koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Në Gjilan mbahet koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në mbrëmjen e të dielës, në Gjilan, është mbajtur koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-COVID-19, në sallën e teatrit të qytetit, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të rëndomtë.

Të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, të shoqëruar nga Genita Hoxha – piano dhe Mario Guralumi – violincelo.

EkoHigjiena

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, pasi falënderoi kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e ofruar në kalendarin e aktiviteteve për nder të muajit tetori rozë, ka thënë ky është kulmim i aktiviteteve në kuadër të shënimit të muajit rozë, duke shpresuar se sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata “Ti nuk je vetëm”, përmbyllet më 30 tetor, me një ligjëratë këshilluese, e cila jepet online me fillim në ora 17:00. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.