SC Gjilani ka triumfuar ndaj Flamurtarit me rezultat të thellë 1:4 në udhëtim. Për kryetrajnerin Gentjan Mezani kjo fitore është shumë e rëndësishme, ndërkohë që tregon brengat e tij.
“Ne fituam ndeshjen, por kundërshtari na krijoi shumë. Nuk jam edhe shumë i kënaqur, sidomos me reparin defansiv. Nuk duhet humbur përqendrimi dhe nuk duhet neglizhuar pasi që u ndëshkuam. Kemi disa gjëra akoma për të rregulluar, megjithatë duhet të mbetemi të kënaqur”, tha ai.
Trajneri foli për ndeshjet e radhës dhe orarin e ngjeshur.
“Kemi një orar të ngjeshur para vetës dhe ne duhet ti përshtatemi. Futbollistëve u kërkoj gjithmonë që të shikojnë para për ndeshjen e radhës, sepse ky është mentaliteti im. Kemi marrë sot një tre pikësh dhe qysh tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Mezani.
Gjilani tashmë renditet i pesti me 15 pikë të tubuara.