SC Gjilani dhe Ballkani barazuan sot në ballafaqimin që patën mes tyre, lojë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së dytë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll. Rezultati final i këtij takimi 1:1.
Kujtojmë se me rezultati identik, Gjilani kishte përmbyllur edhe takimin e javës së parë kundër Llapit. Tani i mbetet që shijen e fitores së parë në këtë stinor ta kërkojë në javën e tretë ku do të takohet me Dukagjinin, lojë kjo që skuadra gjilanase do ta zhvillojë në udhëtim.
Përndryshe, në ndeshjen e sotme që u luajt në Gjilan, futbollistët e Gjilanit arritën të kalojnë në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e realizuar nga Robert Rrahmani, por që përgjigja erdhi menjëherë nga Ballkani pasi vetëm pas një minute, rezultati u barazua falë një goli të realizuar nga Queven Inacio.
Këto dy gola në fillim të kësaj ndeshje dolën të jenë të vetmet gola, pasi deri në fund të takimit portat heshtën, pasi duket se ekipet në fushë kujdes të shtuar i dhanë asaj që të mos pësojnë më.
Pra, rezultati final i këtij takimi, 1 me 1, kështu që skuadra gjilanase edhe njëherë barazoi, pas baazimit në xhiron e parë po me të njëjtin rezultat ndaj Llapit. I mbetet xhiroja e tretë të kërkojë rrugën e fitores, në një ballafaqim që do ta ketë si skuadre mysafire ndaj Dukagjinit. /2LONLINE/