Kosova U21 e mposhti Andorën U21 me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Evropian për grupmoshat U21.
Golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi gjilanasi, Mirlind Daku në minutën e 62’ të takimit. Për Kosovën paraqitje të mirë tregoi edhe mbrojtësi i SC Gjilanit, Edison Kqiku, duke u treguar ‘muri’ i fortë i pathyer i mbrojtjes së kombëtares, shkruan 2LONLINE.com.
Të dy futbollistët kanë zhvilluar ngritjen e tyre përmes akademisë së futbollit te SC Gjilani, ndërsa bashkë kanë luajtur edhe te Hajvalia.
Sulmuesi Mirlind Daku është aktualisht golashënuesi më i mirë në Superligë me 10 gola për 5 ndeshje dhe mbron ngjyrat e Ballkanit nga Suhareka, ndërsa Edison Kqiku është mbrojtës i talentuar te SC Gjilani.
Pas ndeshjes sulmuesi i Ballkanit, Daku që ka prejardhje nga Gjilani ka bërë një postim emocional në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
Daku ka postuar një fotografi me bashkëlojtarin e tij, Edison Kçikun, ku ka shkruar se që nga fëmijëria kanë ëndërruar të luanin për kombëtaren e Kosovës./2LONLINE.com/.