Klubi i boksit “ Drita” – Gjilan, do të organizojë Turneun Tradicional Nderkombëtar “Agim Rashiti” me 08 korrik 2023,në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”- Gjilan, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sanxhaku (Novi Pazari) dhe Kosova.
Duelet fillojnë nga ora 13:00
Peshimi i boksierëve : 09:00 – 10:00
Gjyqtarë:
1.Agim Tahiraj
2.Granit Qorri
3.Fadil Bekteshi
4.Luan Krasniqi
5.Filip Nue
Delegat: Sylejman Voca