Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar operative kanë arrestuar të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës, ku dyshohet se i njëjti në fund të janarit, në një butikun në Gjilan, kishte vjedhur portofolin e ankueses së rastit, në të cilin kishte edhe dokumentet personale si dhe një sasi parash.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se përpos rastit në fjalë dyshohet se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në shumë qytete të Kosovës kryesisht në furra buke.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rastet janë duke u hetuar veç e veç.