DYLON

Arrestohet i dyshuari për “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”

Arrestohet i dyshuari për “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”
Avatar photo Redaksia

Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit.

EkoHigjiena

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.