DYLON

Gjilan: Policia në flagrancë kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin për fajde

Gjilan: Policia në flagrancë kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin për fajde
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, V.M. (1949) në Qendrën Tregtare ETC-Gjilan, është takuar me ankuesin, po ashtu shqiptar, shtetas të Kosovës, me qëllim që t’i pranojë 21.000€ (njëzet e një mijë) kamatë-fajdeje për parat që i kishte dhënë prej vitit 2009 deri në vitin 2012 edhe përkundër që gjatë vitit 2015 i dyshuari kishte pranuar nga ankuesi borxhin bazë 6.500€, si dhe në emër te kamatës kishte pranuar edhe një sasi të konsiderueshme të hollash.

“I dyshuari nga shumën totale që i kishte dhënë ankuesit ishte 6.500€ ndërsa në emër të kamatës kishte kërkuar edhe 21.000€. Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike në flagrancë kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin deri sa ishte duke biseduar me viktimën, i njëjti është arrestuar dhe sjellë në lokalet e Policisë së Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Hashani tha se është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një kartëmonedhë në vlerë prej 500€ me nr.ser.X09543876104 e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar Prokurori Shtetit dhe i njëjti ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë . Rasti është duke u hetuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.