Këtë të premte (19.01.2018), Kuvendi Komunal i Gjilanit, do të mbajë mbledhjen e saj të dytë, pas asaj themeluese, ku ndër tjerash pritet të zgjedhet kryesuesi i këtij organi vendimmarrës.
Lexo edhe: Ja kush mund ta kryesojë përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Gjilanit?!
Një pikët tjetër me rëndësi është edhe iniciativa e kryetarit të Komunës për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës së Gjilanit.
Përndryshe, ja rendi i plotë i punës për seancën e të premtes.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
2. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit,(Formimi i Komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit)
3. Miratimi i iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës së Gjilanit,
4. Propozim vendimi për emërimin e Komisionit statutar dhe akte tjera normative
5. Propozim vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
6. Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për vitin 2018
7. Propozim vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve të KK-Gjilan
8. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 19.01.2018 në ora 10:00.