Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE/