DYLON

Zarife Asllani do të jetë në krye të AGK-së në Gjilan në 4 vitet e ardhshme

Zarife Asllani do të jetë në krye të AGK-së në Gjilan në 4 vitet e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), Dega në Gjilan, ka zgjedhur kryetaren e re për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.  Zarife Asllani do të jetë në krye të AGK-së në Gjilan.

Asllani është aktiviste e kamotshme e AAK-së në Gjilan dhe pjesë e strukturës së AGK-së pothuajse në të gjitha mandatet.

EkoHigjiena

Kryetari u degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, në fjalën përshëndetëse, tha se AAK është subjekt politik i hapur për të gjithë, një familje politike që po rritet çdo ditë e që garanton hapësirë për të gjithë e barazi po ashtu.

Gagica ka thënë se AAK tani është subjekti më i organizuar në Gjilan, me kuadrot më të përgatitura profesionalisht dhe me emra të njohur e nga familje të dëshmuara.

‘AAK në Gjilan po fuqizohet çdo ditë në të gjitha nivelet e organizimit. Aleanca është bërë adresë për të gjitha shtresat e shoqërisë e të gjitha moshat”, thotë ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.