DYLON

“Boom”, projekti më i ri i këngëtares Leunora Llozani

“Boom”, projekti më i ri i këngëtares Leunora Llozani
Avatar photo Redaksia

Këngëtarja Leunora Llozani, tani më një zë i këndshëm e i njohur në skenën tonë muzikore, vjen me këngën më të re të titulluar “Boom”.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim në duet me vëllain e saj Leutrimin, kësaj here ajo na prezantohet me një projekt solo ku kemi një paraqitje të mahnitshme të saj, që dëshmon videoklipi i këtij projekti veror.

EkoHigjiena

Leunora Llozani, tani më një këngëtare e dëshmuar në performimin live dhe prezentë edhe në dasma e ahengje familjare, kësaj here për publikun e gjerë, na sjellë këngën “Boom”, me muzikë autoriale të realizuar te Virusi, me tekst nga Kreshnik Avdiu.

“Boom” është shoqëruar me videoklip (Video: Urban Films), dhe ky projekt vjen nën logon e produksionit të dëshmuar, “Arboni” nga Gjilani.

“Boom, më rreh zemra nga dashnija…”, thotë Leunora, për më tepër dëgjojeni:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.