Policia e Kosovës Njësitet reaguese gjatë detyrave rutinë në Rrugën “Halim Orana” në Gjilan, kanë ndalur veturën “Opel Korsa” me tabela 01, e cila kishte kryer kundërvajtje në rrugën në fjalë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në veturë ndodheshin ngasësi si dhe katër persona të tjerë, ku pas dyshimit të arsyeshëm është bërë kontrollimi i veturës dhe i personave dhe gjate kontrollit ne derën e veturës nga ana e shoferit është gjetur një bankënotë prej 50 eurove e cila dyshohet te jete e falsifikuar.
“Monedha ne fjalë është konfiskuar nga ana e policisë,po ashtu edhe vetura është tërhequre. Me urdhër të prokurorit të shtetit për krime të rënda, i dyshuari i rastit E.M. dërgohet ne Qendër të Ndalimit për 48 ore”, thotë zëdhënësi Hashani.
Rasti i dedikohet njësitit kundër krimeve ekonomike.