• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Ilir Mustafa ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës

Redaksia 2LONLINE 5 Prill, 2017 3 min
 Ilir Mustafa ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës
Ilir Mustafa ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkurën është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ilir Mustafa, ku të pranishëm ishin institucione lokale e qendrore, familjar e bashkëpunëtorë të tij.

Në fjalën e rastit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet krenar që e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me këtë veprimtar për më shumë se dy dekada, duke thënë se nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim.

“Prania e përfaqësueve politik dhe institucional, e deputetëve të Kuvendit të Republikës dhe qytetarëve, tregon qartë se si Iliri rrugën e tij të shkurtër e ka bërë të bujshme në ecjen e madhe të ngadalshme, por gjithmonë i buzëqeshur në rezistencën për liri, pavarësi dhe për shtet të përbashkët. Ai nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se Iliri ka qenë në gjendje t’i bëjë mbi 1 mijë kilometra në ditë për një takim 10 minutësh në Francë, Gjermani dhe nëpër Europë, vetëm për t’i njoftuar dhe sensibilizuar  për çështjen e Kosovës.

“Ilir Mustafa është njeriu i parë që ka bindur kryetarin e Komunës së Milhouse që në vitin 1996 të nënshkruaj partneritet me Komunën paralele të Gjilanit dhe ky parneritet është formalizuar në vitin 2001. Përveç tjerash, Iliri ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës. Është autoriteti i tij dhe puna e tij që ne jemi institucioni i parë pas luftës i cili ka qenë i pranuar në Strasburg. Ka qenë jo vetëm ambasador, por edhe misionar që ka arritur me sukses të plotë ta bëjë një përfaqësim aq dinjitoz, për të cilin ne sot jemi shumë krenar”, tha Haziri.

Ndërkaq, veprimtari Sami Kurteshi ka thënë se angazhimi i tij në Francë, sidomos në Këshillin e Europës, ishte vendimtar në shumë raste për Kosovën.

Në emër të familjes ka folur djali i Ilir Mustafës, Armendi, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e kësaj mbledhje komemorative, sikurse edhe të gjitha institucionet tjera dhe të gjithë miqtë e babait për nderin dhe respektin që kanë treguar.

Përndryshe, përveç Komunës së Gjilanit, edhe institucionet tjera e kanë nderuar jetën dhe veprën e Ilirit, përmes dhjetëra telegrameve të ngushëllimit, përfshirë kryeministrin z. Isa Mustafa, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Komunën e Ferizajt, Komunën e Podujevës, e të tjera.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.​

Etiketa:aktuale Ilir Mustafa Këshillin e Europës mbledhje komemorative
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të jetë me dy linja

9 Gusht, 2022

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022

Në fshatin Koretin mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023

8 Gusht, 2022

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

8 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com