DYLON

Kosova dhe Maqedonia e Veriut aksion të përbashkët për kapjen e të dyshuarve për vënien në qarkullim të parave të falsifikuara

Kosova dhe Maqedonia e Veriut aksion të përbashkët për kapjen e të dyshuarve për vënien në qarkullim të parave të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR SHTYP E AUTORITETEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Prishtinë – Shkup, 5 Gusht, 2024

EkoHigjiena

Prokuroria Special e Republikës së Kosovës (PSRK), së bashku me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (PK/DHKEK), gjatë viteve 2023-2024 kanë ndërmarrë disa veprime për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara, përkatësisht të parave në valutën Euro, pasi që ishin hasur disa raste të vënies në qarkullim të parave të falsifikuara, të cilat kishin çrregulluar tregun e parave si dhe kishin dëmtuar interesin publik.

Rrjedhimisht, këto lëndë penale ishin bërë pjesë e një hetimi ndërkombëtar, pas të cilave ishte krijuar Ekip i Përbashkët Hetimor (EPH) i përbërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës nga njëra anë dhe Prokuroria Themelore në Shkup dhe Policia e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër.

Me datë 4 Gusht 2024 në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 (dy) Euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione. Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

Ky operacion është mbështetur nga Europol dhe Eurojust/WB Crim Just Project.

Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbesin plotësisht të përkushtuara në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet që atakojnë tregun financiar dhe për zhvillet tjera, do të njoftojnë publikun në kohë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.