Autoritetet policore në raportin e tyre për incidentet kriminale në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije se një femër ka deklaruar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan, 30.09.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.