Autoritetet policore kanë bërë me dije se është arrestuar e dyshuara që nuk ka përfillë urdhrat e gjykatës dhe nuk ka zbatuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Ajo nuk ka lejuar viktimën, (vajzën e saj biologjike) të qëndrojë në shtëpinë e saj, më saktë në dhomat ku ankuesja duhej të jetonte komfor përshkrimit në aktvendim.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet ne mbajtje.