Prokuroria Themelore në Gjilan kohë më parë ka lëshuar një Autorizim me anë të cilit ka autorizuar Policinë e Kosovë, njësitet hetuese në Gjilan, që të ndërmarrin veprime hetimore në drejtim të zbulimit dhe identifikimit të personave të përfshirë në Qendrën e Testimit të Patentë Shoferëve, ku disa kandidatëve të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim i janë zënë dhe konfiskuar pajisje të vendosura në trup si mikro kamera dhe dëgjuese.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me këtë çështje janë zhvilluar edhe masat e fshehta ku më datën 14 shtator 2017 është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, (pronar i një Auto shkolle në Gjilan).
“Pasi është marrë në pyetje në prani të mbrojtësit ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjilan, të njëjtit i është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar.