PDK-Viti: Qeveria lokale e territ

PDK-Viti: Qeveria lokale e territ

“Se qeverisja e z. Haliti është e dështuar skajshmërisht tregon më së miri fakti i mbretërimit të territ nëpër qytetin e Vitisë. Ky terr është pasojë e papërgjegjshmërisë së z. Haliti dhe qeverisjes komunale e cila taksat e qytetarëve të Vitisë në vend se t’i përdor mirë për shërbime ndaj këtyre të fundit, ato shkojnë në xhepat e familjarëve dhe militantëve partiak”.

Kështu thuhet në një komunikatë të PDK-së, Dega në Viti, sipas të cilit reagim, kjo praktikë është praktikë e mbrapsht dhe si e tillë duhet ndalur gjithsesi. Tash e një kohë qyteti i Vitisë është shndërruar në një qytet të territ duke qenë se ndriçimi publik është jashtë funksionit.

“Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës dënon këtë nivel të qeverisjes. Qytetarët e qytetit të Vitisë nuk duhet të rrezikohen nga ky terr. Terri që kjo qeverisje po shkakton përveç që reflekton papërgjegjshmërinë e tyre, në të njëjtën kohë paraqet rrezik permanent dhe serioz për sigurinë e qytetarëve të Vitisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Zaten, qeverisja Haliti përgjatë këtij mandati katastrofal ka prodhuar veçse terr gjithkah. Terr, duke qenë se nuk ka ndriçim publik funksional. Terr, duke qenë se nuk ka shërbime efikase komunale. Terr, duke qenë se dritë ka vetëm për militantët partiak të LDK- së dhe familjarët e z. Haliti. Terr gjithkah. Terr në secilin vend e institucion. Qeveri lokale e territ, përfundon komunikata e PDK- së, së Vitisë.

KOMENTE