Policia e Kosovës, Njësia e hetimeve e stacionit Policor Jugu-Prishtinë gjatë hetimit të një rasti kishin siguruar informata të qëndrueshme se një i dyshuar, me banim në Gjilan posedon armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pasi ishte siguruar urdhri për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, hetuesit policorë nga Prishtina me asistencën të zyrtarëve policorë nga Gjilani, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës (pronë e të dyshuarit) janë gjetur dhe konfiskuar armët e zjarrit si: Pushke automatike A47, së bashku me një karikatorë pa fishek si dhe një Pistoletë “Ekol special 99”, me një karikatorë dhe pesëmbëdhjetë (15) copë Fishek Cal.7.65 mm.
I dyshuari fillimisht është arrestuar nga policia, ai është intervistuar në Stacionin Policor në Gjilan. Lënda me vendim të Prokurorit të Shtetit procedohet në Gjykatë.