DYLON

FSK-ja vazhdon realizimin e projekteve humanitare për komunitetet

FSK-ja vazhdon realizimin e projekteve humanitare për komunitetet
Avatar photo Redaksia

Me kërkesën e komunitetit të fshatit Pasjan dhe të udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasjan, komuna e Parteshit, me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra.

Ky projekt është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati.

Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit si komunë e re, nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve.

EkoHigjiena

Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.