Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, janë arrestuar dy te dyshuar, pronarë të lokaleve, pasi që të njëjtit kane organizuar lojëra te fatit.
“Gjatë kontrollit në lokale janë gjetur dhe konfiskuar dy aparate të lojërave të fatit, shtëpiza kompjuteri, TV, shtypës të tiketave”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/