Paraqitjet e shkëlqyeshme që po i shfaq me Veronën kanë bërë që “Nerazzurri” t’ia vënë syrin qendërmbrojtësit kosovar.
Qendërmbrojtësi kosovar iu bashkua ekipit nga Serie A gjatë verës që shkoi pasi i kaloi disa sezone në futbollin kroat, në Lokomotivë dhe në Dinamon e Zagrebit.
Paraqitjet e tij kanë nisur t’ju bien në sy edhe gjigantëve të futbollit italian.
Në fakt, 25 vjeçarit ia ka vënë syrin Interi, shkruan “gianlucadimarzio.com”. “Nerazzurri” e krahasojnë qendërmbrojtësin shtatlartë me futbollistin e tyre, Milan Skriniar.
Zikaltrit pritet ta nisin një ofanzivë për Rrahmanin gjatë verës së ardhshme.
Me siguri, deri në atë kohë, lideri i Serie A do të përballet me konkurrencë të fortë pasi numri i klubeve të interesuar për futbollistin kosovar do të shtohet.
Interi ndërkohë po e ndjek me kujdes edhe bashkëlojtarin dhe bashkëkombësin e Rrahmanit, Marash Kumbulla.