DYLON

Ushqimet që ju plakin më shpejt, evitoni ato

Ushqimet që ju plakin më shpejt, evitoni ato
Avatar photo Elife Sherifi

Plakja është një proces natyral, i cili ndodhë dhe njeriu nuk mund ta evitoj. Ushqyerja e keqe, duhan pirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin dhe pamjen e përgjithshme të fytyrës.

Disa na shprehitë, të cilat ju plakin para kohe janë:

Mishi– studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë në mes të konsumimit të mishit dhe vdekjes së parakohshme. Nga ana tjetër, personat që konsumojnë vetëm fruta dhe perime kanë 15% më pak gjasa që të vdesin para kohe.

EkoHigjiena

Jeta pasive– të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. të ulurit për 8 orë në ditë e rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme për 60%.

Ëmbëlsirat- janë një shkak tjetër i plakjes së parakohshme. Ato e rrisin inflamacionin e qelizave dhe bëhen vatra të sëmundjeve të rrezikshme.

Drithërat e bardha– nuk janë të pasura me fibra të mira, prandaj nuk duhet konsumuar.

Stresi, alkooli dhe kafeja- sipas të dhënave, stresi e rrit nivelin e hormoneve, e rrisin peshën dhe e ngadalësojnë metabolizmin. Edhe kafeja ka një ndikim negativ, për shkak se e prishë cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e tij.

Yndyrat- yndyrat, që gjenden në disa ushqime të procesuara, siç janë sallami, proshutat, patatet janë shumë të dëmshme, për shkak se e rrisin nivelin e kolesterinës në gjak si dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.