Pas dy seancave stërvitore të mbajtura në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kombëtarja e Gjibraltarit këtë të mërkurë (9 tetor) ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën.
Seanca stërvitore është mbajtur në mëngjesin e së mërkurës në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty edhe ku do të zhvillohet ndeshja.
Faqja zyrtare e kombëtares ka publikuar edhe imazhet e fundit nga prova gjenerale në Kosove.