Përfaqësuesja e Gjibraltarit ka arritur tashmë në Kosovë para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë ndaj ‘Dardanëve’. Kosova është nikoqire e Gjibraltarit më 10 tetor, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në një mënyrë jo të zakonshme, skuadra e drejtuar nga Julio Ribas ka arritur në Kosovë tri ditë para ndeshjes.
Futbollistët e Gjibraltarit janë akomoduar në hotelin ‘Swiss Diamond’ në kryeqytet.
Përgatitjet për ndeshjen me Kosovën, Gjibraltari do t’i zhvillojë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas deri një ditë para ndeshjes.