“Dardanët” u mposhtën me rezultat 4:8 në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar të Botërorit 2022 në Futsall. Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Gjermania, në ndeshjen e dytë të rrethit preliminar për Botërorin 2022 në Futsall.
“Dardanët” e mposhtën dje Austrinë 4:2, por sot u treguan të pafuqishëm ndaj gjermanëve në “Tbilisi New Sports Palace” të Tbilisit.
Ndeshjen e tretë në Grupin F Kosova do ta zhvillojë me Gjeorgjinë, e cila është mikpritëse e kësaj faze.