Gjermania po shqyrton krijimin e një departamenti të posaçëm brenda Ministrisë së Shëndetësisë për t’u kujdesur për qytetarët e vetmuar.
“Deri më tani, shumë pak vëmendje i është kushtuar sëmundjeve që shkaktohen nga vetmia. Një studim i kohëve të fundit sugjeron që vetmia shpesh shkakton sëmundje mendore si depresioni, ankthi dhe sëmundja e qarkullimit të gjakut”, tha Karl Lauterbach për gazetën Welt am Zontag.
Ai kërkoi që, duke ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe, të paraqitet një komision i posaçëm në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u marrë me personat e vetmuar dhe dëmin që kjo dukuri i shkakton shoqërisë.
Ideja e një komisioni të posaçëm të ndërlidhjes u mbështet nga zyrtari i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU / CSU) në pushtet, Markus Weinberg.
“Duhet të ketë më shumë vende dhe programe që u mundësojnë njerëzve të vetmuar që të ri-integrohen në jetën shoqërore”, tha Weinberg.