Gjermania në 75 vjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit, Shën Petersburgut të sotëm, i ka dhuruar 12 milionë euro Rusisë, të cilat do të përdoren në disa projekte.
Donacioni prej 12 milionë eurosh do të përdoret për modernizimin e spitaleve për veteranët e luftës dhe themelimin e Qendrës gjermano-ruse.
Ministrat e jashtëm janë të bindur se ky gjest do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës së viktimave të rrethimit dhe do t’i shërbejë pajtimit historik ndërmjet popujve të të dyja vendeve i cili është thelbësor për marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.
Ministria e Jashtme gjermane në përvjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit theksoi se Gjermania pranon përgjegjësinë e saj për bllokadën.
Në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët mbajtën nën bllokadë të plotë Leningradin, në të cilin më shumë se një milion njerëz vdiqën nga uria, bombardimeve ajrore dhe artilerike në një nga episodet më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore.
Rrethimi i qytetit, i njohur sot si Shën Petersburg, zgjati 872 ditë, nga shtatori i vitit 1941 deri më 27 janar 1944./AA