Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Rreshter Major Stephan Stieber.
Komandati i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, këshilltarin bilateral për logjistikë Rreshter Major Stephan Stieber, të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë.
Gjatë shërbimit të tij për disa vite në Kosovë si Këshilltar për Logjistikë Stieber, ka punuar ngushtë me FSK-në, duke ndihmuar në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve logjistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës ai ka treguar përkushtim, angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës duke kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ushtrisë gjermane.
Gjeneral Jashari duke respektuar punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës 2017-2023 ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues, njofton FSK. /2LONLINE/