DYLON

Bashkëpunimi në mes forcave FSK-FARSH

Bashkëpunimi në mes forcave FSK-FARSH
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, zëvendës komandanti i KL-së, Kolonel Avdi Raci me stafin ka realizuar vizitë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për jetësimin e Binjakëzimit të njësive në mes Komandës së Logjistikës (KL/FSK) me Komandën e Mbështetëse (KM/FARSH).

Gjatë vizitës u mirëpritën nga Shefi i Shtabit të FARSH, Gjeneral Major Arben Kingji ku është biseduar për fushat e interesit të përbashkët në aspektin logjistik: transport, furnizim dhe mirëmbajtje, avancimin e raporteve dhe krijimin e një plani të përbashkët për binjakëzimin e njësive, si dhe realizimin e vizitave bilaterale nga të dyja palët me qellim të identifikimit të kërkesave dhe nevojave që ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve operacinale logjistike.

EkoHigjiena

Në Komandën e Mbështetjes, është zhvilluar takimi me Komandantin e Komandës Mbështetëse Gjeneral Brigade Ferdinad Dimo dhe stafin e tij, ku është bërë prezantim për historikun, misionin, detyrat, strukturën organizative dhe operacionet e Komandës Mbështetëse, gjithashtu nga gjeneral Dimo është premtuar mbështetja për realizimin trajnimeve që lidhen me misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.