Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE, Gjenerallejtënant Ian Cave CB.
Gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral si dhe në kapacitetin e tij si përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE.
U potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në trajnime, stërvitje dhe zbarkime të përbashkëta, gjithashtu Gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin Cave me të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i tij si komandant në kuadër të këtij plani janë zhvillimi i regjimenteve të këmbësorisë dhe kapacitetet specialistike në njësi të tjera.
Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe faktin që FSK është forcë që kontribuon në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
Mes tjerash, Gjeneral Jashari u shpreh që FSK është e gatshme që të vijojë tutje zhvillimin e saj si dhe të bëjë të gjitha veprimet e duhura që të bëhet forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n dhe aleatët e saj, njofton FSK. /2LONLINE/