DYLON

Pensionohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit Civil, Xhevat Lala

Pensionohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit Civil, Xhevat Lala
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, ka pritur sot në takim zyrtarin e Qendrës së Regjistrimit Civil në Viti, Xhevat Lala, i cili sot ka shënuar 65-vjetorin e lindjes dhe është pensionuar.

Me këtë rast, kryetari Haliti e ka falënderuar z. Lala për kontributin e dhënë ndër vite për institucionet komunale dhe më gjerë, duke e cilësuar si shembull i shërbimit të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, dhe vullnetin e pa shoq për punë të përgjegjshme e me përkushtim të plotë.

EkoHigjiena

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në institucionet komunale ndër vite, kryetari i ndau një mirënjohje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.