Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, priti në vizitë Kryetarin e Komitetit Përfaqësues të Turqisë, kolonel Sabri Gokhan Karamurse.
Qëllimi i vizitës ishte informimi për aktivitetet e Forcave Tokësore në bashkëpunim me ushtrinë Turke, ku me këtë rast koloneli turk u informua me aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit me ekipet turke në Kosove dhe trajnimet e pjesëtareve te KFT-së në Republikën e Turqisë, po ashtu KOMFT në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari e falënderoi kolonelin Turk për përkrahjen e vazhdueshme që po jep ushtria turke për FSK, e në veçanti Forcave Tokësore në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake.
Koloneli Karamurse e falënderoi Gjeneralin Dreshaj për pritjen, dhe theksoi se mbështetja dhe bashkëpunimi me FSK- në, e në veçanti me Forcat Tokësore do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përmes marrëveshjes ndërshtetërore për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë, njofton FSK. /2LONLINE/