DYLON

Përurohen punimet e bëra në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë

Përurohen punimet e bëra në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtorin e FKEE-së Driton Hetemi sot kanë përuruar punimet që janë bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë.

Ky projekt që prej vlerën 117,083 eurosh ka bërë të mundur fasadimin e jashtëm të objektit, kaldanë, dritaret, ndriçimi si dhe sistemin e ngrohjes.

EkoHigjiena

kuadër të objekteve në të cilat ka kontribuar Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë hyn edhe investimi i bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë, si dhe nuk do të jetë i fundit.

Kryetari Rahimaj ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë si dhe FKEE-në për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe ka treguar që Komuna e Kamenicës është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera.

Fondet të cilat shkojnë në kuadër të këtyre projekteve janë të ardhura nga Bashkimi Europian dhe kanë për qëllim aplikimin e masave efiçiente në projektet të cilat realizohen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.