Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punën dhe angazhimin e saj në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale, me ç’rast raportohet se:
-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, me përjashtim të mjegullës, ndërkaq në rrugën N9 Prishtinë-Mutivodë, për shkak të temperaturave nën zero (-0), po bëhet hedhja e kripës dhe e rërës.
-Edhe në rajonin e Pejës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, për shkak të temperaturave të ulëta, po bëhët shpërndarja e kripës.
-Mirëmbajtja po vazhdon edhe në rajonin e Mitrovicës, por pa ndonjë aktivitet shtesë, pasi rrugët janë të gjitha të kalueshme në këtë rajon.
-Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.
-Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim,duke theksuar se në drejtimin Suharekë-Caralevë po intervenohet me kripë.
-Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.
-Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa pasur nevojë për ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.
Poashtu të gjitha autoudhët janë të lira, pa borë ose ndonjë faktor tjetër nga i cili do të pengohej komunikacioni.
Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e mirëmbajtjes dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në baza ditore, nga edhe do të raportoj vazhdimisht, duke pasur parasysh vështirësitë dhe pengesat që mund të hasin pjesmarrësit në komunikacion, shkaku i ndryshimeve atmosferike.