Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofruar 230 mijë shërbime mjekësore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sa i përket shërbimeve kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.
Shërbime radioterapeutike janë ofruar mbi 17 mijë, ndërsa shërbime të brahiterapisë rreth 750.
Shërbimi i fizikës mjekësore ka ofruar 5 mijë e 100 shërbime, kurse shërbimet mbështetëse sikurse fizioterapia dhe psikologjia klinike, janë ofruar mbi 400.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 mijë e 330 raste të reja të tumoreve solide, patologji.
Prej tyre, 322 raste janë me kancer të gjirit, 180 me kancer të mushkërive, 312 me kancer gastrointestinal, 350 me kancer urogjinetal-gjenkologjik, si dhe me kancer në kokë-qafë, inde të buta dhe të tjera 162 raste, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/