Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Kamenicë, ka nxjerrë në garën për kryetar komune Kujtim Gashin, e ai nuk do që të humb kohë asnjë minutë, por ka nisur takimet mobilizuese me strukturat e partisë por edhe qytetarë të Dardanës, me të cilët po takohet, për t’i hyrë garës së 22 tetorit me besimin se do të jetë edhe fitues i asaj gare.
Në këtë vazhdë, Gashi ka bërë me dije se ka takuar qytetarë të lagjës “Malësia” në Kamenicë për të bashkëbiseduar me ta për nevojat e tyre që i kanë tash e sa vite si lagje edhe atë kur është në pyetje ujësjellësi, ndriçimi publik e shumë gjëra të tjera.
Gashi ka folur me ta hapur duke u premtuar angazhim të tij për një të ardhme më të mirë të tyre dhe një angazhim më të madh në realizim të këtyre nevojave që kanë.
Gashi ka thënë se këtë përkrahje nga kjo lagje e konsideron si privilegj dhe mbështetje të madhe për zgjedhjet lokale të 22 tetorit,
” Një privilegj i madh që isha sot në mesin e banorëve të lagjes sime. Mbajta një takim në shkollën “Dëshmorët e Kombit” ku ishin të pranishëm shumë banorë të kësaj lagje. Së bashku biseduam problemet që tash e sa vite po i bart kjo lagje. I dëgjova shqetësimet dhe problemet e banorëve për çështjen e ujësjellësit, ndriçimit publik dhe gjërave të tjera që janë të domosdoshme për banorët e lagjes Malësia”, ka thënë Gashi, për të treguara se u ka folur atyre për pikat e programit ku ai parasheh të fokusohet, e që ka të bëjë me zhvillimin e përgjithshëm të kësaj lagjeje,
Gashi tha se u ka thënë atyre se është i gatshëm për t’u angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e këtyre problemeve primare dhe se u ndje i entuziazmuar kur pa përkrahjen që kishin për të, banorët e kësaj lagjeje, për të besuar se nuk do të ketë fare dyshim se do të jetë i mbështetur në zgjedhjet e 22 tetorit “.
Gashi i ka falënderuar banorët e lagjes Malësia duke iu bërë thirrje për një mobilizim dhe përkrahje sa më të madhe për zgjedhjet që do të mbahen në tetor. Ai beson se qeverisja e tij jo vetëm se do t`i zgjidhte problemet primare të kësaj lagje, por edhe do të krijonte kushte fizike dhe ligjore për investitorët e huaj që të investojnë në Komunën e Kamenicës më kushtin që ata investitorë të punësojnë me prioritet qytetarët e kësaj komune.