Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritë në takim, ekspertë nga diaspora në kuadër të organizatës Germin.
Në këtë takim ministri Gashi ka treguar objektivat dhe proceset e ministrisë për diasporën dhe bashkëpunimin konkret me ministrinë homologe të Shqipërisë
“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare janë për Diasporën” – ka thënë me këtë rast zv. Kryeministri Gashi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Germin kanë shprehë gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me ministrinë e Diasporës.