‘Drag Race 3’ i ka arsyetuar pritjet për garën më të madhe të vitit që organizohet në auto sportin e Kosovës.
Edhe këtë vit fituesi ishte i njejti, ai që dominoi ishte Skender Potera, i cili vazhdon të bëjë “çmenduri” dhe kësaj radhe distancën prej 402 metrave, ai me Audi-n e tij e kaloi për kohën 08:06.213 sekonda.
Ndërkohë, gara solli shumë shikues, garë, festë dhe adrenalinë, për cka risjelli spektaklin e vërtetë të garave me vetura në Kosovë.
Duhet theksuar se përkundër numrit të madh të garuesve vendor dhe nga diaspora dhe mijëra të tjerë që e përcollën garën, nuk pati asnjë problem dhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me ecurinë e garës.