DYLON

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit
Avatar photo Redaksia

Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.A(M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

EkoHigjiena

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimi ne policisë.  /2LONLINE/