Prita sot në takim vëzhguesit nga Bashkimi Evropian në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, znj.Turid Smith Polfus dhe z. Frederic Girard.
Biseduam për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe rëndësinë e tyre si proces dhe për sfidat me të cilat ballafaqohemi.
I sigurova vëzhguesit nga BE-ja se ne si Aleancë gjithëherë kemi qenë shembull i organizimit dhe sjelljes politike në çdo palë zgjedhje. Po ashtu, i njoftova për pjekurinë dhe kulturën politike që ka Gjilani.
Prezenca e këtij misioni do të kontribuojë për një proces zgjedhor të besueshëm dhe transparent.
Nazim Gagica
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/