DYLON

Haziri viziton QKMF’në: Do ta vazhdojmë pragramin për familjen – Mjeku n’Shpi

Haziri viziton QKMF’në: Do ta vazhdojmë pragramin për familjen – Mjeku n’Shpi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për Asamble nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, Diana Toska, Leotrim Bllaca e Valdrin Halimi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku janë pritur nga drejtoresha, Dr. Arbenita Hajdari.

Kryetari Haziri ka thënë se edhe në qeverisjen e ardhshme të LDK’së, pritoritet do të vazhdojë të jetë shëndetësia, përkatësisht ruajtja e shëndetit publik.

EkoHigjiena

“Gjatë ditës vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku e rikonfirmuam vazhdimin e programit për familjen – Mjeku n’Shpi. Gjilani është e vetmja Komunë që ka ofruar shërbime shëndetësore në shtëpi për pacientët e prekur nga COVID-19, sikurse edhe ekipi i patronazhës nuk është ndalur asnjëherë. QKMF e re është tashmë gati dhe kjo përkthehet rritje të hapësirave për 5000 metra katrorë dhe 6 shërbime të reja. Prioritet mbi prioritetet, ruajtja e shëndetit të popullatës”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtoresha e QKMF’së, Dr. Arbenita Hajdari, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të ofruar, për shërbime shëndetësore sa më të mira ndaj qytetarëve.

Ndryshe, ky aktivitet ështër organizuar nga Forumi i Rinisë i LDK-së në Gjilan.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.