DYLON

Lutfi Haziri viziton ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve: Me projektin e ri, do të bëhet më moderni në rajon

Lutfi Haziri viziton ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve: Me projektin e ri, do të bëhet më moderni në rajon
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, bartësi i listës së LDK’së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Driton Nuhiu e Valdrin Halimi, kanë zhvilluar takim në Ndermarrjen Lokale Stacioni i Autobusëvë, ku janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Avni Hajrullahu dhe Shoqata e Transportuesve “Anamorava”.

“Pata kënaqësinë të zhvillojë takim me menaxhmentin e ndërmarrjes publike lokale Stacioni i Autobusëve dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”, për t’ju konfimuar se në vitin e ardhshëm fillojmë me implementimin e projektit të madh për këtë ndërmarrje. Stacioni i Autobusëve do të bëhet më moderni në rajon, derisa sipas projektit do të punohet në dy faza”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Hajrullahu, teksa ka prezentuar projektin e ri, ka thënë se Stacioni i Autobusëve, përfshirë objektin e ri me parkingje nëntokësore dhe hapësirat tjera, do t’i përmbushin të gjitha standardet e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesave të operatorëve, për të ofruar shërbime sa më të mira.

Në emër të shoqatës së transportueseve Anamorava ka folur kryetari, Rexhep Sejdiu, i cili ka ofruar gatishëmërinë e operatorëve për të dhënë kontribut në këtë projekt.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.