“Bashkë me anëtarin e kryesisë, Lulzim Behxheti, prezantuam sot projektin që ka të bëjë me edukimin në fëmijërinë e hershme, respektivisht në mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimin e hapësirave fizike të çerdheve dhe kopshteve për nivelin 0-1, si dhe nga 1-6 vjeç të titulluara si çerdhe modulare si projekt inovativ specifik i arritshëm në kohë që realizimi i tyre bëhet brenda 40 ditëve”, ka bërë me dije nazim Gagica, kreu i AAK-së, së Gjilanit.
Sipas tij, Qeveria ka tentuar që çerdhen nga llamarina ta shes si çerdhe modulare por nuk mundi ta bëjë sepse nuk u vlerësua as nga çmimi e as nga kualiteti.
“Ata premtuan 160 çerdhe brenda një mandati, ndërsa u realizuan me numër njëshifror, pra 4 çerdhe. Programi i Aleancës është i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse me përvojë të gjatë dhe të suksesshme qoftë brenda Kosovës po ashtu edhe në vende të ndryshme evropiane e perendimore. Programi ynë është zhvillimor, i realizueshëm dhe integrues”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/