DYLON

Dogana: Parandalohet edhe nje rast i kontrabandës me mallra

Dogana: Parandalohet edhe nje rast i kontrabandës me mallra
Avatar photo Redaksia

Njësia e Taskë Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV.

Me date 21.11.24 njësitet e lartcekura pas pranimit te informateve nga burimet zyrtare se postat e shpejta janë duke sjellur mallra te kontrabanduar nga RMV -RKS përmes rrugëve ilegale kane organizuar kontrolle.

EkoHigjiena

Rreth orës 23:30 njësia e Task Forcës pas vëzhgimit dhe përcjelljes sē një kombi të bardhë furgon me targa vendor i cili mallin e kontrabandur e kishte marrun ne zonen e brezit kufitar mes RMV-RKS, respektivisht nē zonen e Vitisë.

Nga njësitet e lartcekuar është arritë te ndalohet në orët e vona automjeti i dyshuar afer depos ne Prishtinë.

Gjatë kontrollit është parë se kishte te ngarkuar mallra te ndryshme si: Dronë, Jelek antiplumb ,Atlete te falsifikuara qajra per dobësim tekstil të ndryshem etj. Vlera e mallrave sipas faturave dhe tregut èshte mbi 25.000 €.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Mallrat dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me raste mbete të mirren njësitet e doganes se Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.